Last Updated on Saturday, 05 November 2011 07:50
Pas publikimit në kopertinën e numrit të kaluar në revistën “Jeta”, të fotove dhe intervistës së këngëtares së njohur shqiptare Aurela Gaçe, interesimi i lexuesve dhe fansëve të saj, për të mësuar më shumë mbi shtatzëninë, ka qënë mjaft i madh. Në shumë rrjete sociale, emisione televizive, radiofonike e më gjerë është komentuar publikimi i fotove ku këngëtarja e njohur, ka zbuluar më së shumti pjesë intime të kësaj shtatzënie dhe ndjesitë që po përcjell personalisht në këto muaj. Kurioziteti i lexuesve ka qënë mjat i madh, ndaj ne vendosëm të përzgjedhim 10 pyetje kurioze të këtyre lexuesve-fansë dhe t’u shuajmë kuriozitetin për të gjitha ato detaje femërore, plot humor, që nuk u thanë gjatë intervistës.
1. Sa kile keni shtuar deri në këto momente?
Oh, mos pyet! Në momentin kur kam bërë setin me fotografi për revistën tuaj, kisha shtuar 15 kg, kurse tani kam shkuar goxha mirë, deri në 23 kg i kam marrë! Njerëzit që më shohin, thonë nuk dukesh, por peshorja tregon të kundërtën.
Edhe unë po ju tregoj të vërtetën! Pastaj, për ata që i kishte marrë malli të më shihnin me faqe të plota, tani kanë përsëri rastin. Dhe më e bukura është se thonë, kur ke vajzë nuk dukesh bukur, kur ke djalë, zbukurohesh.
Tani si i bëhet që të gjithë më thonë, se më ka zbukuruar vajza? A thua, i thyeva rregullat prapë? Përsëri të kundërtën unë, por këtë radhë e ka thënë fjalën publiku, më ka rënë nur.
Read more: Postkopertinë: Aurela Gaçe, rrëfen sekretet e shtatzënisë...
Last Updated on Friday, 04 November 2011 21:24

“Nuk e dija se ishit martuar ” … Me këtë fjali i drejtohet shitësja e një dyqani, në një nga qendrat tregtare të Tiranës, Aurelës, teksa kishim dalë në kërkim të veshjeve që do të përdornim për këtë kopertinë të revistës “Jeta”. Duhet ta pranoj se u ndjeva në siklet, e prita me ankth reagimin e Aurelës. Vlonjate, me një temperament luftarak që është vënë re gjatë gjithë karrierës së saj, nuk mund të presësh një reagim të butë!.. Por për çudinë time, me një buzëqeshje dhe një batutë lozonjare, ajo iu kthye zonjës së dyqanit: Kush tha se jam martuar? Shumë mirë e dini, nuk jam aspak e martuar!.. Është e lehtë të imagjinohet habinë në fytyrën e shitëses, që dëshironte kaq shumë ta pyeste, “po kush është babai i fëmijës?”… pyetje që në fakt, mbeti e pathënë... Aty për aty, njeriu tjetër më i habitur, isha unë. Duke njohur temperamentin e Aurela Gaçes, këngëtares 36 vjeçare, me një zë të jashtëzakonshëm dhe një karrierë të rëndësishme, që e rendit me merita në murin e famës të muzikës shqiptare, me siguri do të kisha pritur një reagim tjetër. Por nuk ndodhi kështu, sepse pjesa më e bukur ndoshta, e shtatzënisë së saj,